“Gjysmë-Maratona e Tiranës” rikthehet në datën 15 Tetor 2017 në edicionin e saj të dytë. Këtë vit vjen me iternerarin e Certifikuar nga “Association of International Marathon and Distance Race” dhe si pjesë e shtëpisë botërore të atletikës “International Association of Athletics Federation”.
Itinerari I ri do të përshkojë pikat me kryesore të qytetit, duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë për garuesit, por edhe do t’u dhurojë qytetarëve të Tiranës një shfaqe ndryshe, e cila promovon të jetuarit shëndetshëm nëpërmjet sportit.
Kategoritë pjesëmarrëse në këtë garë do të jenë:
– Fun Run
– We too
– Half Marathon (21, 0975 km)
– Tirana 10K (10km)
Pjesë e kategorise Fun Run do te jene nxenesit e shkollave të Tiranës te cilët do të vrapojnë në rrugët e qytetit duke mbartur një mesazh sensibilizues “edukimin e brezave nëpëmjet sportit”.
Kategoria We Too mirëpret të gjithë individët me aftësi ndryshe, duke I parë si shembull motivimi.
Half Marathon (21, 0975 km) dhe Tirana 10K (10 km), ku ftojmë të marrin pjesë të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç, shqiptarë dhe të huaj, profesionistë dhe amatorë.
Fillo përgatitjet dhe eja në datën 15 Tetor 2017 tek sheshi “Nënë Tereza”.