Art & Kulturë

“Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut.” Viktor Hygo

Viktor Hygo është shquar për gjenialitetin e tij përmes fragmenteve e librave që ka lenë pas. Këto janë disa nga thëniet e njohura të këtij autori gjenial:

“Fuqia e shikimit është abuzuar aq shumë në tregimet e dashurisë, sa që është bërë diçka e pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri. Sidoqoftë, kjo është mënyra se si fillon një dashuri, mënyra e vetme.”

“Asgjë nuk e bën njeriun më aventurier se sa xhepat e zbrazët.”

“Një njeri nuk është përtac sepse është zhytur në mendime. Ekziston puna që duket dhe punë që nuk duket.”

“E ardhmja ka disa emra: për të dobëtin ajo është e pamundur; për frikacakun ajo është e panjohur; por për trimin, ajo është ideal.”

“Zoti, manifestimin e vet tek njeriu, në shkallën e parë e bën përmes jetës së universit, dhe në shkallën e dytë përmes mendimit të njeriut. Manifestimi i dytë nuk është më pak i shenjtë se i pari. I pari është emëruar Natyrë, i dyti Art.”

“Muzika e shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe mbi të cilën është e pamundur të mbetesh i heshtur.”

“Ke kurajon për dhimbjet e mëdha të jetës, dhe durimin për ato të voglat; dhe atëherë kur me mundim i ke përmbushur detyrat ditore, shko fle i qetë. Zoti është zgjuar.”

“Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut.”

“Ata që nuk qajnë, nuk shohin.”

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).