Akademia e Shkencave ka publikuar kalendarin e Ligjëratave Akademike mbi veprat e nominuara për Çmimet Shkencore Kombëtare 2017.
Ligjëratat akademike mbi veprat e nominuara kanë për synim paraqitjen e veprave në konkurrim në kategoritë përkatëse të çmimeve kryesore. Ato do të mbahen prej autorëve gjatë muajit shkurt 2018, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Eqrem Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:
- Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, 1984 fq. (2017), Kolec Topalli
Referojnë; Prof.dr. Anila Omari, Prof.dr.Valter Memishaj
Salla “Akademikët”, e premte, dt. 9 shkurt, ora 10.30.
- Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes, 578 fq. (2017) Enver Bytyçi
Referon:Prof. Enver Bytyçi
Salla “Aleks Buda”, e premte, dt. 23 shkurt, ora 11.00.
- Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike:
- Hortikultura: vështrim enciklopedik, 846 fq. (2017, Nazim Gruda & Andrea Shundi
Referon: Akad. Nazim Gruda
Salla “Aleks Buda”, e premte 16 shkurt, ora 10.00.
- Mjekësia ligjore, 2017, 824 fq.,Bardhyl Çipi. Referon: Prof. Bardhyl Çipi.
Salla “Aleks Buda”, e mërkurë 21 shkurt, ora 11.00
III. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:
- Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës, vëll. I, II , 2016, 1600 fq. A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh
Referon :Prof. Aleksandër Novik (dhe një bashkëpunëtor i tij)
alla “Aleks Buda”, e mërkurë, dt. 28 shkurt, ora 11.00.
- Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri, 2017, 312 fq., Danja Hobdari
Referon: Danja Hobdari
Salla “Akademikët”, e mërkurë, dt.12 shkurt, ora 11.00.
Ligjëratat akademike mbi mbi veprat e nominuara për Çmimet Shkencore Kombëtare 2017, kanë si synim paraqitjen e veprave në konkurrim në kategoritë përkatëse të çmimeve shkencore. Ato do të mbahen prej autorëve gjatë muajit shkurt 2018, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Këto ligjërata do të zhvillohen në formën e forumeve të hapura, me pjesëmarrje të gjerë nga bashkësia akademike, kërkues shkencorë, studiues të dijeve të ndryshme, përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të medias etj. Në rast të mungesës së autorit në prezantim, ligjërata do të mbahet prej studiuesve, të cilëve u është deleguar e drejta e përfaqësimit nga ana e autorit.
(Ligjëratat parashikohen të zgjatin 40-60 minuta. Pyetje dhe diskutime: 15-30 minuta).