Art & Kulturë

Pse kalova në depresion kur prezantoja “Dancing with the stars”

Jonida Maliqi së bashku me Armina Mevlanin ajo ka moderuar edicionin e katërt të “Dancing With The Stars”, por kjo nuk ka qenë një nga eksperiencat më të mira të saj.

E ftuar në “Wake Up” Jonida është shprehur se pikërisht që nga pjesëmarrja e saj në këtë spektakël ajo vendosi që të mos e mbante të hapur mundësinë e komenteve në Instagram.

“Mu desh të prezantoja “DWTS” bashkë me Armina Mevlanin. Aty ishte një dhunë psikologjike e tmerrshme. Përveç ankthit tim të paparë se po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë”, tha fillimisht bukuroshja.

“Njerëzit nuk më përkrahën absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet përpara se të dilja në skenë ishte një gjendje e tmerrshme psikologjike”, shtoi ajo.

Sipas këngëtares, kjo ishte periudha më e errët e jetës së këngëtares dhe vendosi t’i censuronte fansat.

“E mbaj mend si një periudhë të errët. Në atë moment vendosa që ti censuroja sepse kur unë i lë të gjithë me derë të hapur, aty ku unë ndaj gjithçka timen dhe në momentin që dikush ka një lloj antipatia vendosa që ta bëja kështu. “, është shprehur Jonida.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë muajve në vijim.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).