Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkoder Greta Bardeli së bashku me Lektoren e Fakultetit Juridik të Universitetit Europian te Tiranës, Erjona Canaj kanë promovuar librin e tyre të titulluar “E Drejta e Bashkimit Familjar në Bashkimin Europian dhe në Shqipëri”.
Temat në këtë libër janë trajtuar me profesionalizëm juridik i cili prek të gjitha legjislacionet apo rregullat të cilat i gëzojnë apo mbrojnë emigrantët.
Autorja Bardeli u shpreh se ky punim specifik u vjen në ndihmë nga ana juridike edhe gjithë familjeve që duan të bëjnë bashkime familjare ne vendet e BE-së, atje ku një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë e punojnë.
Gjithashtu bashkautorja e këtij libri Erjona Canaj solli në vëmendje se ky punim përcjell tre rregjime të ndryshme juridike sa i takon bashkimeve familjare në BE.