Art & Kulturë

Promovohet ‘Asht Gusht’ e Linditë Ramushi Dushkut

“Asht Gusht”, libri i autores Linditë Ramushi Dushku, si një mbretëreshë e këndshmë dhe elegante, u promovua sot në ambientin e KultPlus Caffe Gallery. Ky botim pëmbledhë dyzetë poezi të shkruajtura në dialektin gegë, ku motivi i këtij vëllimi poetik është dashuria, poetja i këndon dashurisë herë si nevojë e herë si motiv për jetë.

“Dashuria është thelbi i qenies së njeriut, thelbi i gjithçkaje që njeriun e rrethon. Dashuria është gjithmonë e fortë dhe e lidhur me njeriun”, u shpreh autorja.

Para një publiku modest, autorja shpalosi vëllimin e saj poetik të ndarë në tri cikle, duke vazhduar më pas me redaktoren e librit, Ilire Zajmi e cila u shpreh se Lindita nuk na i rrëfen ëndrrat por shpalosë shpirtin e saj të çiltër, përmes poezisë së saj dukë vënë në pah fuqishëm unin e saj femëror. “Gruaja në shoqërinë shqiptare është e paragjykuar si gjini e dobët, e pafuqishme, e cila duhet të mendojë fort për çdo veprim të saj”.

“Gjuha në poezitë e Linditës është një gegnishte e ëmbël, ligjërimi është i rrjedhshëm dhe i natyrshëm, duke iu përshtatur plotësisht motiveve që trajton”, potencoi Ilire Zajmi.

Për të argëtuar publikun dhe për t’i njoftuar paraprakisht për poezinë e Linditës, Elona Çuliq recitoi disa poezi të autores, ku pas çdo poezie përçonte një emocion të lezetshëm tek publiku, i cili dukej sikur filloi të jetonte brenda poezisë

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).