Kë quajmë sot hero dhe cilët janë heronjtë e vërtetë?
Si mund t’a bëjmë konceptin e “Hero-it” të prekshëm dhe jo një histori?
Botime Akropoli i Ri ju jep përgjigje këtyre pyetjeve nëpërmjet, një prej titujve të tij më rinj, ”Heroi i përditshmërisë” nga Delia Steinberg Guzman.
Në datën 23 Janar, ora 17:30 ju mirepresim tek COD, në Kryeministri, për të folur jo vetëm mbi përmbajtjen e këtij libri por edhe për të sjellë një “Hero” të vogël, të përditshmërisë, I cili bën të mundur ndryshime të mëdha në jetën e tij dhe të të tjerëve.
Zgjimi I trimërisë, ankthi, cilësitë e heroit, të qënit I lirë, dhe shumë elemente të tjera do të tregojnë se si heronjtë nuk kanë nevojë të njihen si të tillë, por të lënë gjurmët e tyre në çdo përballje të jetës.
Ju mirëpresim në COD, Kryeministri.
Botime Akropoli i Ri