Art & Kulturë

Prezantimi i projektit Re-Debate 4.0. Rigjallërimi i Kulturës së Debatit

Programi i Debatit e ka filluar aktivitetin që prej vitit 1995, si një program i themeluar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësinë e Peace Corps në Shqipëri. Ky program synonte të ndihmonte të rinjtë debatues të zhvillonin aftësitë komunikuese, të menduarit kritik, të inkurajonte tolerancën dhe respektin mbi idetë e ndryshme si edhe të promovonte rritjen e interesit tek të rinjtë mbi ngjarjet aktuale. Vlera të cilat janë dhe mbeten nevoja të vazhdueshme edukuese në brezat e rinj përballë modeleve të munguara apo të gabuara në shoqërinë shqiptare.

Organizata LIBURNETIK e mbështetur nga OSFA merr përgjegjësinë dhe nderin për zbatimin e këtij projekti, i cili gjatë këtij edicioni do quhet Re – Debate 4.0 – Rigjallërimi i kulturës së debatit. Ky projekt është një mundësi për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile dhe prezantimin e të rinjve me alternativa të të menduarit dhe të organizuarit, për ata që kultivojnë të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlerat e qytetarisë aktive.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).