Po ju, a do të binit pre e magjisë së kësaj sirene? (Video)

“Siren” është seriali më i ri nga Freeform, që trajton historinë e një sirene, e cila teksa gjendet në një fshat të vogël peshkatarësh do të ndryshojë përgjithmonë rrjedhën e jetesës së atij vendi të vogël.

E interpretuar nga aktorja Eline Powell, kjo histori tregon anën e errët të sirenave, duke u bazuar në mitologjitë greke, sipas të cilave sirenat nuk ishin krijesat e mira që janë portretizuar në filmat vizatimorë; Përkundrazi, kjo krijesë mitologjike njihet për këngët e saj melodioze që çmendnin marinarët duke i çuar drejt vdekjes.

Sirena makabre, e etur për gjak dhe dhunë, është një terren i pazbuluar më parë në kinematografi, gjë që e bën këtë serial të mbushur plot me të papritura.

Në trailerin e publikuar të këtij seriali, mund të dallohet sirena Ryn, e cila i magjeps të gjithë qytetarët dhe josh viktimat e saj përpara se t’i vrasë.

Ngjarjet do të zhvillohen rreth përpjekjeve të banorëve për të zbuluar misterin mbi Ryn, teksa ajo vret pa mëshirë. Premiera dy orëshe e këtij seriali do të jepet më 29 mars, në orën 20:00 në Freeform.

Trailer:

https://www.youtube.com/watch?v=QrtY7OnVlw8

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).