Art & Kulturë

Platforma “audio book”, mundësi e shkëlqyer lundrimi rreth botimeve në kohë karantine

Kufizimi i lëvizjes së njerëzve të ndërmarra nga autoritetet shtetërore, si dhe mbyllja e çerdheve, kopshteve, shkollave dhe e mjaft bizneseve, si masa parandaluese për frenimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, sigurisht që kanë zvogëluar mundësitë e argëtimit, por kanë shtuar edhe dozat e stresit te të gjitha grupmoshat.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se në “në këto ditë të vështira, mungesën e lirisë për të lëvizur si do të donim, mund ta kompensojmë me libra. Përmes tyre mund të udhëtojmë në kohë dhe në hapësirë”.

Ajo falënderon SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, që u vjen në ndihmë qytetarëve përmes platformës “audio book”.

“Lundroni mes qindra titujsh, ardhur përmes zërave të artistëve tanë. Sot sugjerojmë për ju pëmbledhjen e “100 Përralla Klasike”, interpretuar me mjeshtëri nga Teatri jonë i Kukullave”, rekomandon Margariti.

Për të lundruar klikoni këtu: http://bit.ly/3a2nqxy

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).