Një nga artistët më të mëdhenj të kohërave, David Bowie, shënon sot dy vjet që prej vdekjes së tij më 10 janar 2016, në moshën 69 vjeçare, si pasojë e kancerit në veshka.
Ai u njoh si lideri i muzikës pop dhe pati një ndikim shumë të madh në këtë zhanër muzike, që prej viteve ’70 e deri më sot.
Më 8 janar, ai do të mbushte 71 vjeç, por iku nga kjo jetë vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij. Bashkëshortja e tij, Iman, ka ndarë në llogarinë e saj personale në Instagram, disa foto të papublikuara bardh e zi me këngëtarin, poshtë të cilave shkruan: “Historia e dashurisë që më pëlqen më shumë është e jona!”
https://www.instagram.com/p/Bdu7aFiAc97/?taken-by=the_real_iman
Iman u martua me artistin në vitin 1992 dhe së bashku kanë një vajzë 17 vjeçare që quhet Aleksandria. Ajo e ka shprehur edhe shumë herë më parë se mbështetja nga fansat e Bowie, e ka ndihmuar që ta kalojë më mirë vdekjen e burrit të saj, ndonëse sipas modeles, ai vazhdon të jetë përherë në zemrën e saj.
Ndërkohë, për të kujtuar David Bowie në ditëlindjen e tij, miku i tij Nile Rodgers, ka publikuar versionin e parë të papërpunuar të këngës hit të David “Let’s Dance”. Ajo është regjistruar në 19 & 20 dhjetor 1982, në një resort në Alpet e Zvicrës.
Dëgjojeni më poshtë: