Art & Kulturë

Përfundon me sukses restaurimi i dy ikonave, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar

Në laboratorin e restaurimit të Veprave të Artit, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, përfundoi restaurimi i dy ikonave: “Mandili i Krishtit” dhe “Shën Maria me Krishtin”, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

Shumë shpejt ikonat do të mund t’i shihni të ekspozuara në ambientet e muzeut.

Procesi i ndërhyrjeve konservuese – restauruese ka vijuar si më poshtë:

Së pari, puna nisi me dokumentimin fotografik, përshkrimor dhe grafik, nëpërmjet së cilit u mundësua evidentimi i gjendjes aktuale të konservimit të ikonave.

Më tej u vijua me hartimin e projekteve të ndërhyrjeve konservuese – restauruese, sipas kritereve të restaurimit.

Një zë i rëndësishëm i projektit ishte edhe kryerja e analizës së Fluoreshencës së RrezatimitX (XRF), për identifikimin e materialeve të përdorura në ikona. Kjo punë u krye në bashkëpunim me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).