Art & Kulturë

Përdorimet e arrës moskat

Vetitë dhe përfitimet që mund të merrni nga arra moskat janë të shumta. Ajo stimulon tretjen, heq disa çrregullime të tilla si të vjellat, marrje mëndsh dhe është e dobishme kundër diarresë. Sipas mjekësisë popullore, kjo erëz konsiderohet edhe si një afrodiziak i fuqishëm.

Vaji i nxjerrë nga arra moskat është efektiv kundër dhembjeve nevralgjike dhe reumatike. Por, kujdes të mos abuzoni me sasinë që përdorni. Kjo arrë, në fakt, në qoftë se konsumohet në doza të larta (për doza më të madha se 5 gram) shkakton ndryshime të vetëdijes dhe haluçinacione.

Kaloritë dhe vlerat ushqyese të arrës moskat janë:

100 g arrë moskat përmban:
525 kcal
5.84 g proteina
49.29 g karbohidrate
28.49 g sheqerna
36,31 g yndyrna
16 mg natrium
20,8 g fibra ushqyese

Përdorimi i arrës moskat në kuzhinë
Shija e arrës moskat është e rafinuar, e ëmbël, ekzotike dhe pak pikante. Në kuzhinë gjen përdorim në disa ëmbëlsira, në disa lloje salsash, në supa, gatimet e pjekura dhe sigurisht në purenë e patateve, duke e pasuruar atë me një aromë të veçantë.
Arra moskat është e përkryer për koktejle ekzotike ose për të aromatizuar pijet alkoolike si verën e ngrohtë (verë brule) apo Rum Barbados.
Ajo është shumë e përhapur në Lindjen e Mesme dhe pasuron shijen e mishit, vezëve dhe djathit.
Në Evropë përdorët gjerësisht në kuzhinën gjermane për perime të tilla si lakër, lulelakër dhe fasule. Në Itali, kjo erëz është shtuar në mbushjet me bazë mishi, djathi ose spinaqi për tortelinit, raviolit e kanelonit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).