Art & Kulturë

Për herë të parë edhe në Kosovë vjen Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit, ngjarje e cila në Tiranë mbahet që prej dy vitesh, tashmë do të marrë jetë edhe në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë.

E organizuar për herë të parë në vendin tonë, në këtë Bienale tashmë kanë marrë pjesë artistë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Janë rreth 280 punime të akuarelit prej vendeve të ndryshme të botës që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Bienales. Këta artistë janë selektuar nga juria profesionale, duke u bërë një përzgjedhje prej artistëve më të mirë në botë.

Juria ka qenë në përbërje të: Atanur Dogan, Liu Yi, ZeZe Lai, Amit Kapoor, LeFe, Linda Doll, Jansen Choë dhe Besnik Xhemaili.

Gjatë kësaj Bienale do të ketë aktivitete si demonstrime live të teknikës së akuarelit. Artistët janë: Atanur Dogan, Asuman Dogan, Besnik Xhemaili, Ali Abbas Said, Selma Todorova, Krasi Todorov. Ndërsa më date 18 korrik do të hapet ekspozita në UBT.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).