Art & Kulturë

Për çfarë t’i përdorni qeset e çajit?

Mos i hidhni qeset e përdorura të çajit, sepse mund t’ju jenë të dobishme për diçka tjetër.

1. Në ujë në të cilin keni zier brumin, mishin e pulës ose bishtajoret shtoni qesen e përdorur të çajit. Kur të vlojë, nxirreni qesen dhe vazhdoni normalisht të zieni. Gjellës do t’i japë aromë sikur erëzat.

2. Nëse keni grirë qepën, p.sh. aroma e pakëndshme do të mbetet në duart tuaja, pra mund ta eliminoni aromën kur t’i fërkoni gishtat me qesen e përdorur të çajit.

3. Nëse nuk keni me çka të rrihni mishin që të zbutet, thjesht hapeni qesen e çajit dhe pak fletë qitni nëpër mish. Do të ketë efekt të ngjashëm.

4. Qeset mund t’i përdorni edhe për pastrim. Mobilet e vjetra të drunjta do të duken sikur të reja nëse njomni qesen e vjetër të çajit dhe e fërkoni drurin. Nëse e kaloni qesen e njomur të çajit nëpër sipërfaqe të qelqit dhe të pasqyrës dhe i fshini me leckë të thatë, do të jenë shumë të shkëlqyeshme.

5. Me qese të çajit fërkoni yndyrën në furrë ose eliminoni njollat e mërzitshme në banjë. Aromat e pakëndshme eliminoni duke vënë çajin në kovë të bërllokut apo në frigorifer.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).