Art & Kulturë

Pajisa më e re për identifikimin e kriminelëve

Një sistem i ri i skanimit të gjurmëve të gishtave lejon policinë të identifikojë një të dyshuar të mundshëm në një minutë.

Sipas zyrtarëve që janë duke testuar këtë teknologji, sistemi përfshin një pajisje të vogël që lidhet me portalin e ri të shërbimeve biometrike, për të kërkuar regjistrime të mbajtura dhe me celularët, të cilët përdoren nga policët.

Policia e West Yorkshire po bashkëpunon me Home Office për një testim të sistemit dhe forca është duke koduar 250 nga skanerët tek oficerët në javët e ardhshme.

Home Office tha se pritet që 20 forca policore të tjera të pajisen me këto skanerë deri në fund të vitit 2018.

Duke prezantuar pajisjen, e cila është si një pajisje e vogël mobile Wi-fi, Kryeinspektori Ian Williams tha: Për herë të parë tani mund të identifikojmë dikë në rrugë përmes gjurmëve të gishtërinjve, përmes këtyre bazave të të dhënave.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).