Panairi i Librit në Leipzig është një nga ngjarjet më të rëndësishme të pranverës në industrinë e librit, duke bërë bashkë autorë, botues, media nga Gjermania, mbarë hapësira gjermanishtfolëse dhe bota. Panairi rikthehet tashmë pas 3 vitesh ndërprerjeje, për shkak të pandemisë dhe kjo i jep rëndësi të madhe këtij takimi historik me librin.
Rreth 286 000 vizitorë e kanë vizituar këtë ngjarje kulturore në 2019-n, duke shënuar edhe numrin rekord. Ditët e Panairit shoqërohen edhe nga Festivali i Leximit “Leipzigu lexon”.
Panairi do të mbahet nga data 27 – 30 prill 2023. Prej vitesh Shqipëria është pjesë e këtij Panairi, përmes partneritetit të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Tradukit.
Tema e aktiviteteve letrare të këtij viti është “Ndërmjet rreshtash – Ndërmjet kohësh”
📚
Shqipëria do të ketë edhe këtë vit stendën e saj, pjesë e stendës së përbashkët të Tradukit, bashkë me vendet e tjera të Europës Juglindore, në hapësirën e madhe të Panairit.
Dy autorët e ftuar nga Traduki këtë vit janë: Lindita Arapi dhe Arian Leka.
Autorët e ftuar nga QKLL-ja janë: Flogerta Krypi, Andreas Dushi, Ervin Nezha, Loer Kume.