Kjo recetë e përgatitjes së thjerrëzave është padyshim më e veçanta që keni provuar. Sipër tyre do të vendosni një petë sfoliat.
Receta si më poshtë:
Përbërësit
vaj ulliri (Olitalia)
1 kokërr qepë (e grirë imët)
1/2 degë selino (e grirë imët)
1/2 karotë (e grirë imët)
1/4 spec djegës
salcë domatesh (Pomi)
thjerrëza (“Teuta”)
1 koncentrat pule (“Gallina Blanca”)
1 petë sfoliat
Përgatitja
1. Në një tigan në zjarr mesatar shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni qepën. Shtoni selinonë dhe karotën, specin djegës dhe trazojini mirë.
2. Tani shtoni salcën e domateve “Poni” dhe thjerrëzat nga Teuta. I lini të ziejnë për pak minuta.Shtoni edhe tabletën e pulës “Gallina Blanca”.
3. Ndërkohë merrni një petë sfoliat dhe e ndani në disa rripa të hollë. Kombinojini ato me njëra tjetrën në mënyrë të tillë siç e shihni tek video.
4. Shtoni në një enë masën me thjerrëza që përgatitëm. Petën sfoliat përmes një letre kuzhine, e vendosni sipër enës. Me ndihmën e një furçe e lyeni petën me të verdhë vezë.
5. E vendosni në furrë në temperaturë 180 gradë, për rreth 20 minuta. Shijojeni!