Në botën në të cilën ne jetojmë kemi një shumëllojshmëri aq të madhe gjuhësh, saqë është e vështirë thjesht për t’i mbajtur mend ato.
Sipas studimeve, ekzistojnë rreth 7.106 gjuhë të ndryshme aktive, ku fjalë të njohura botërisht kanë përkthime të ndryshme në secilën prej tyre.
Një hartë e re nga “On The Go Tours” ka fokusuar 191 qytete të mëdha në botë, kryesisht kryeqytetet e shteteve dhe ka bërë një përkthim fjalë për fjalë të kuptimeve të emrave të tyre.
Ajo ka publikuar këtë hartë, ku në mesin e tyre bënte pjesë edhe Tirana me Prishtinën. Kështu, sipas kësaj harte, Tirana do të thotë baxho, ndërsa Prishtina përkthehet si “burim uji”.
Por, jo vetëm kryeqyteti ynë ka një përkthim të çuditshëm. Qyteti i Birmingham përkthehet si “fshati i njerëzve të Beornmundit”, Dublin “pishinë e zezë”, ndërsa Budapest përkthehet si “Furra e Ujit”.
Një pjesë e listës:
Kandahar (Afganistan) – Aleksandri i Madh
Tirane (Shqipëri) – Baxho
Luanda (Angola) – Taksa
Buenos Aires (Argjentinë) – Erëra të ndershme
Vjenë (Austri) – Fortesë e bardhë
Dhaka (Bangledesh) – Pema e vogël me shkurre
Bruksel (Belgjikë) – Shtëpia në Mars
Sarajevë (Bosnje dhe Herzegovinë) – Fushë rreth pallatit
Rio de Janeiro (Brazil) – Lumi i janarit
Sofje (Bullgari) – Urtësia
Bogota (Kolumbi) – Shtojcë jashtë fushave bujqësore
Santiago de Kuba (Kuba) – Shën Jakobi i vendit
Kopenhagë (Danimarkë) – porti i Merchantit
Xhibuti (Xhibuti) – Porta e bërë prej fibrave të palmës
Kajro (Egjipt) – Fituesi
Lautoka (Fixhi) – Sytë e demit
Açra (Gana) – Milingonat
Qyteti i Guatemalës (Guatemalë) – Qyteti i tokës pyjore
Tegucigalpa (Honduras) – Mali i Silverit / vendi ku jetojnë elita
Budapest (Hungari) – Furra e ujit
Reykjavik (Islanda) – Gjiri i tymit
Delhi (Indi) – Eminencë / prag
Xhakarta (Indonezi) – I vdekur
Dublin (Irlandë) – Pishinë e zezë
Roma (Itali) – E fortë
Nairobi (Kenia) – Vendi i ujërave të ftohtë
Monrovia (Liberia) – Emërohet pas presidentit amerikan James Monroe
Luksemburgu (Luksemburg) – Kalaja e vogël
Kuala Lumpur (Malajzi) – Konflikti i muhamit
Monako Qyteti (Monako) – Qyteti i shtëpisë së re
Podgorica (Mali i Zi) – Nën kodrën e vogël
Amsterdam (Holandë) – Diga në ujë
Oslo (Norvegji) – Livadh i perëndive
Ngerulmud (Palau) – Vendi i peshkut të fermentuar
Manila (Filipine) – Vendi i bimëve të lulëzuar të mangrovës
Bukuresht (Rumani) – Qyteti i gëzimit
Dakar (Senegal) – vend strehimi
Singapori (Singapori) – qyteti Lion
Bratislavë (Sllovakia) – Lavdia e Braslavit
Bloemfontein (Afrika e Jugut) – Burim i luleve
Sevilje (Spanjë) – I thjeshtë
Khartoum (Sudan) – Fundi i një trungu të elefantit
Paramaribo (Suriname) – Banorë të lumenjve
Damasku (Siri) – Vendi i ujitur mirë
Bangkok (Tajlandë) – Qarku i kumbullave të egra
Ashgabat (Turkmenistan) – Qyteti i dashurisë
Funafuti (Tuvalu) – Banane
Abu Dhabi (UAE) – Babai i gazelës
Birmingham (UK) – Fshati i popullit të Beornmundit
Montevideo (Uruguaj) – Unë shoh një mal
Qyteti i Vatikanit (Qyteti i Vatikanit) – qyteti i Soothsayer
Harare (Zimbabve) – Ai nuk fle