Art & Kulturë

Nezafete Shala & Melodia e vjetër – Live në Metropol

Këtë të dielë, Teatri Metropol na fton të kalojmë natën e fundit të #MetroFest2 nën melodi të vjetra të muzikës qytetare, performuar live nga zëri i mahnitshëm i artistes së mirënjohur Nezafete Shala dhe kuarteti “Melodia e Vjetër” nga Gjakova.

Grupi Melodia e Vjetër me vokalin e mrekullueshëm të artistes Nezafete Shala, mbeten nga artistët më unikë në skenën shqiptare sot. Unikë jo vetëm me këngët e vjetra që risjellin, por edhe me performancën dhe detajet e tjera që e plotësojnë këtë ansambël të vogël.

Muzika e vjetër shqipe është një nga trashëgimitë tona më të bukura kulturore. Vargjet, meloditë, instrumentet, janë ato që na bëjnë edhe më nostalgjikë për këngët e vjetra qytetare.

🕗 ORA 20:00
📍SALLA SHEKSPIR, TEATRI METROPOL
🎫 HYRJA E LIRË!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).