Art & Kulturë

Nesër hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.

Panairi i 19-të i Librit nis nesër më 6 dhe zgjat deri më 11 qershor 2017 në ambientet e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

– 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit
– 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit
– 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit
– 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit
– 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit
– 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit
– 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit
– 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit
– 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit
– 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit
– 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll
– 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon
– 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell
– 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo
– 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut
– 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt
– 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.

SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, përmes faqes ëëë.panairilibrit.com .
SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 8 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

– Prozë
– Poezi
– Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë
– Përkthim letrar
– Projektin kapital
si dhe shpallet:
– Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe)
– Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj)
– Stenda më e vizituar
Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 6 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 11 qershor, në orën 18:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.
Hyrja për vizitorë: Gratis!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).