Art & Kulturë

Nënë Tereza ‘përjetësohet’ edhe në Lozano të Zvicrës/ Përgatitet shtatorja për të

Një shtatore për Shën Nënë Terezën, do të vendoset të shtunën në qytetin e Lozano, në orën 16:30, në adresën Rtf de Pavement 97, Eglise St Amedee.

Kjo shtatore është vendosur me iniciativën e një grupi personash, të cilët kanë hasur edhe në bashkëpunimin e atdhetarëve shqiptarë.

Në veçanti më ka bërë përshtypje gatishmëria e vëllezërve e motrave shqiptare të besimit Islam, të cilët u treguan të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, që të na ndihmojnë në mënyra të ndryshme, që të jemi pjesëmarrës në këtë projekt madhështor për kombin shqiptar”, është shprehur një prej organizatorëve, Gjergj Prenkoçaj.

Skulptura e Nënë Terezës është realizuar nga artisti i njohur nga Prishtina, Agron Bytyçi dhe është vendosur tashmë në vendin ku do të inagurohet.

Sipas Prenkoçaj, në ceremoninë e inagurimit të kësaj shtatoreje, do të vijë posaçërisht Monsinjor Don Lush Gjergji nga Kosova, kori i Kishës Katolike Shqiptare dhe misioni në Arau të Zvicrës që drejtohet nga z. Don Prenkola. Po ashtu, do të jetë pjesë edhe z. Loris Kastrioti, pasardhësi i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Si pjesë e aktiviteteve të inagurimit, do të jetë një shfaqje teatrale, kushtuar jetës dhe veprimtarisë humanitare të Nënë Terezës, që është përgatitur nga regjisori Valton Jakupi, drejtori i “International Film Europe”.

Në këtë ceremoni, do të jenë pjesë edhe personalitete të politikës së qytetit të Lozanës dhe Vaudit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).