“Nën Lëkurë / Under the skin” nga Edison Çeraj

Edison Çeraj
Nën Lëkurë | Under the Skin
 

October 20 – November 6, 2022
GALLERY70

  “[…] në këtë perspektivë “abstraktja” është reale, është pjesë e trupit tonë, e krijimit, përpara se të jetë ajo që ne dimë: e kundërta e konkretes apo figuratives. Ajo që ne etiketojmë si abstrakte, qoftë dhe në art, dëshmon se ne nuk e njohim thelbin e asaj gjaje, siç dëshmon ajo që ne quajmë “rastësi” për mosnjohjen e shkakut nga ana jonë. Kështu, ky cikël është rrjedhojë edhe e kërkimit të “abstraktes” nën lëkurë, në natyrë.”
Edison Çeraj

Edison Çeraj lindi në Shkodër më 28 gusht të vitit 1982. Ka mbaruar Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) dhe më pas edhe një master në filozofi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkenca Sociale. Është autor i katër ekspozitave vetjake, “Në kërkim të ngjyrave të humbura” (2008), “Lëndë me zgjedhje” (2014) dhe “No-thing” (2016) dhe “Ngjyrsoje” (2020), si dhe pjesëmarrës në disa të tjera kolektive.
Gjithashtu, ai është kurator i shumë ekspozita personale dhe në grup.
Ai është autor i tre librave: “Arti si mundësi” (Izabel, 2008), “Kërkime në metafizikën e artit” (Logos-A, 2012) dhe “Nyja e harresës” (Logos-A, 2017).Aktualisht është pedagog në Universitetin e Arteve, në Fakultetin e Arteve të Bukura.