Ndahet nga jeta parakohe, aktori i mirënjohur i humorit vlonjat Muhamet Liko. Prej disa vitesh ai kishte probleme me zemren dhe mbahej nën vëzhgim nga mjeket, pa ndërprerë aktivitetin artistik.
Gjatë një kontrolli rutine ne Itali, zemra e tij pushoi, duke hidheruar familjaret, kolegët, miqtë dhe shoqerinë. Me një karriere gati 40 vjeçare, ai krijoi profilin e tij artistik me veçoritë e spikatura aktoriale, veçanërisht në interpretimin e parodisë, ku se bashku me tre kolegët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Mane Lumani krijuan grupin e mirenjohur “Parodistet e Vlores”.
Për keto merita ai ishte vlerësuar me titujt e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës dhe “Qytetar Nderi i Vlorës” nga Këshilli i Bashkisë Vlorë.