Gjatë 25-26 Majit në Natyra Fest Gramshi vjen më afër turistëve përmes ofertës së larmishme turistike ende të pazbuluar. Këtu spikasin Ujëvara e Sotirës, Kanioni i Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Dushkut, Grabova, Liqeni i Zi, Kanioni i Sinecit, Kalaja e Kodrionit dhe e Tërvolit, dhe Rovie e Kukurit. Gramshi ofron mundësi të jashtëzakonshme për ecje në natyrë (hiking), marshim (trekking), kamping (camping), ngjitje dhe kacavarje në shkëmbinj (climbing), offroad rally, çiklizëm, eksplorim shpellash (caving), eksplorim kanionesh dhe burimesh të tjera ujore si ujëvara, liqene, lumenj.
Këtë aktivitet e organizon Bashkia e Gramshit me qëllim që të lidhë më shumë qytetarët nga e gjithë Shqipëria me natyrën, të krijojë alternativa të reja për të njohur qytetin, kulturën dhe traditën dhe veçanërisht të promovojë atraksionet e shumta natyrore që Gramshi ka.
E Shtunë, 25 Maj 2019
Gjithë ditën Vizita turistike, Hiking, Ecje në Natyrë (oraret përcaktohen nga operatorët)
Gjithë ditën Canoeing- Aktivitet me Kanoa në Liqen
11:00-16:00 Panair tradicional- në qendrën e qytetit
12:00-13:00 “Fluturo Balonën” – Këndi i ndërtimit të balonave
19:00-21:00 Festival Folklorik (Grupet: Gramsh, Elbasan, Prrenjas, Belsh, Mallakaster)
21:00- Party buzë liqenit
E Djelë, 26 Maj 2019
Gjithë ditën Vizita turistike, Hiking, Ecje në Natyrë (oraret përcaktohen nga operatorët)
Gjithë ditën Canoeing- Aktivitet me Kanoa në Liqen
19:00-21:00 Muzikë kontemporane (Grup Austriak)
21:00-22:30 Kinema Verore