Art & Kulturë

“Muzeu i Rilindasve” në Gjirokastër drejt kthimit në identitet

“Muzeu i Rilindasve” në Gjirokastër do të kthehet në identitet. Shtëpia muze, e ndërtuar në shtëpinë e Bajo dhe Çerciz Topullit, është inaguruar në vitin 1967 dhe deri në vitin 1993 ka funksionuar si Muze i Rilindasve, me vlera të mëdha historike të ruajtura nëpër breza nga familja Topulli.

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Gjirokastër Albert Kasi dhe drejtori i Teatrit pranë Bashkisë Gjirokastër Kudret Alikaj, kanë vizituar ditën e sotme “Muzeun e Rilindasve” në lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës për të parë nga afër gjendjen dhe për të diskutuar për mundësitë reale të kthimit në identitet të këtij muzeu.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).