Ambasada e Rumanisë në Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan sot, ekspozitën e artistit të famshëm rumun, i njohur si “mbreti i karikaturës”, mbajtësi i rekordeve botërore të Ginesit, karikaturisti më i shpejtë, Stefan Popa Popas. Gjatë orëve që u zhvillua aktiviteti, Popas vizatoi për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorë të akredituar në Shqipëri, deputetë, artistë dhe të interesuar të shumtë mbi artin e karikaturës.
Mircea Perpelea, ambasadori i Rumanisë në Tiranë, ju uroi mirë se ardhjen të gjithë të pranishmëve dhe bëri një prezantim të shkurtër të mbretit të karikaturës Stefan Popa Popas.