Mumir Freko – KUJTIME NË SHISHE

“Do të kalojnë breza derisa emocionet dhe armiqësitë të qetësohen.”
“Kujtime në shishe” kjo metaforë, e vënë në mënyrë domethënëse si titull e si frymë që e përshkon gjithë novelën, të kujton praktikën e njohur botërore të futjes së kujtimeve në shishe dhe hedhjen e tyre në det, për t’u gjetur e lexuar e vërteta e ngjarjeve të kobshme drejtpërdrejt nga protagonistët, kushedi se kur.

Fataliteti i marrëdhënieve serbo-shqiptare, në novelën në fjalë, pëson një krisje të madhe, gati si të ëndërrt, në kontekstin e zhvillimeve politike-diplomatike, ekonomike, fetare etj. Dhe kjo “krisje e madhe” apo një Bing Bang i ri në marrëdhëniet serbo-shqiptare të Kosovës, lind nga mendjet e kthjella e të pafajshme rinore.

Novela, që tashmë “vështron” më në brendësi të teatrit të luftës dhe fokusohet me realizëm e vërtetësi në çeljen e kapitujve të rinj të këtyre marrëdhënieve, sidomos ndër brezat e rinj të pafajshëm për atë çka ndodhur, pa e bartur armiqësinë brez pas brezi, por ama me “Kujtime në shishe”.

Autori Mumir Ferko eksploron artistikisht në një zonë tepër delikate, që pa ngurrim mund të quhet tabu. nga Botimet Toena.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).