Mjellma Goranci Firzi dhe Shqipe Kamberi do të hapin sot në orën 19:00 ekspozitën “Klithma e heshtjes së gruas”.
Ekspozita do të hapet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, afër kinemasë ABC në Bulevardin Nënë Tereza në Prishtinë.
Ekspozita sjell pikturat e bukura të Firzit, me gruan gjithmonë si kryefjalë, me ngjyra më të ndezura dhe dinamike, derisa Kamberi njëjtë do ta shqyrtojë gruan në mediumin e saj artistik.

