Misioni Ekonomik – Bujqësia në Shqipëri

Përshkrim i eventit:
Takime individuale biznesi B2B që operojnë në fushën e bujqësisë.

Bujqësia përbën një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë kombëtare të Rep. Fed. Austriake. Bizneset austriake kanë demostruar se kanë aftësinë dhe kapacitetet e duhur teknologjike dhe njerëzore për të siguruar produkte me cilësi të lartë jo vetëm për tregun e brendshëm, por dhe atë ndërkombëtar. Kompanitë bujqësore austriake kanë treguar një interes të madh e janë në kërkim për partnerë ndërkombëtarë për bashkëpunime të mundshme.

Për realizimin e këtij objektivi, Min. e Bujqësisë dhe Pyjeve, Mjedisit & Menaxhimit të Burimeve Ujore e Rep. Fed. të Austrisë, i bashkohet dhe nismës “go international” në bashkëpunim edhe me Dhomën Federale Austriake të Tregtisë, për të siguruar mundësinë e takimeve B2B me partnerë potenciale ndërkombëtar.

Në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve në fushën e bujqësisë, Misioni Ekonomik Austriak do të shikojë mundësi bashkëpunimi ndërmjet bizneseve austriake dhe atyre shqiptare që operojnë edhe në këtë fushë.

Në këtë kuador, ky mision do të zhvillohet edhe në Shqipëri nëpërmjet Advantage Austria Albania, e cila do të bëjë të mundur këtë event duke ftuar edhe biznese lokale, fermerë e bujq të cilë janë të interesuar për mundësi eksporti.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).