Art & Kulturë

Misioni i bletëve në Teatrin Eksperimental

“Misioni i bletëve” është shfaqja më e re për vogëlushët që vjen premierë në skenën tonë duke filluar nga data 18-19 Janar.

Kjo vepër nëpërmjet argëtimit të fëmijëve dhe edukimit të tyre me teatër, synon t’u prëçojë atyre dy temave të rëndemësishme që janë: të këqinjtë e pësojnë gjithmon, dhe rëndësia e të ngrënit shëndetshëm.

Personazhet kryesorë janë një koloni bletësh. Ato shërojnë e i japin jetë të gjitha kafshëve të sëmura të pyllit nëpërmjet mjaltit dhe qumshtit të tyre çudibërës. Mirëpo puna shëruese e bletëve e shqetëson tejmase Mbretin Brumbull, të cilit i ka ngordhur urije gjithë ushtria e insekteve. Meqë kafshët nuk sëmuren më dhe jetojnë, insektet nuk kanë mish për të ngrënë. Atëherë Mbreti Brumbull merr ushtaren e tij Grerzën dhe sëbashku nisin një plan të lig për mposhtjen e kolonisë së bletëve…

Autor dhe regjisor: Ledian Gjeci
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Aktorë: Alba Shtëmbari, Ermir Hoxhaj,deljana Topulli, Françesk Hysi, Silva Likaj, Aleksandër Mitrollari.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).