Art & Kulturë

Meri Kumbe emërohet zv.ministre e Kulturës

Këshilli i Ministrave vendosi sot  emërimin e Meri Kumbe në postin e zëvendësministrit të Kulturës.

Zonja Meri Kumbe është muzikologe dhe pedagoge në Departamentin e Muzikologjisë në Universitetin e Arteve të Tiranës.

Nga viti 2014 deri në 2016, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Aktiviteteve Folklorike në Ministrinë e Kulturës.

Për rreth 2 vjet (2014-2016) ajo ishte Sekretare e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore jo-materiale, në Ministrinë e Kulturës.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Valbona Shujaku, nga posti i zëvendësministrit të Kulturës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).