Bëhuni pjesë e një ore të hapur mësimore që do të zhvillohet në Qendrën Rajonale Rinore të Tiranës nën titullin “Mendoj për nesër”.
Programi “Mendoj per nesër” i cili vjen si bashkëpunim i Shërbimit Kombëtar për Rininë dhe Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, ka për qëllim rritjen e nivelit të njohurive financiare tek të rinjtë, për krijimin e kulturës së menaxhimit të parave, marrjen e vendimeve sa më të sakta, lidhur me shërbimet financiare, kursimet dhe investimet.
Znj. Najada Xhaxha, Drejtore e Departamentit të Pagesave, Tirana Bank dhe Kryetare e Komitetit për Sistemet e Pagesave në AAB, do të referojë me temën “Kultura financiare mbi të ardhurat personale“ dhe znj. Gentiana Duka, Drejtore e Njësisë për Kredinë Personale dhe Konsumatore, Alpha Bank Albania me temë “Kredite e buta për studentët”.
“Mendoj për nesër”
Prev Post
Takim me autorin e librit
Next Post
“Zgjo liderin brenda vetes!”