Art & Kulturë

Media britanike “The Guardian”: Shqipëria, vendi i kulturës dhe traditës duhet të jetë destinacioni juaj i rradhës

Në një artikull të postuar nga e përditshmja prestigjoze britanike “The Guardian”, vendi ynë është renditur në mesin e Francës, Zvicrës, Italisë e Norvergjisë, në listën e destinacioneve turistike që duhen vizituar këtë verë nga adhuruesit e klimës dhe peisazheve malore.

Në këtë shkrim, përmendet bukuritë e Alpeve Shqiptare, duke e njohur lexuesin e huaj në pak rreshte me traditën e kulturën shqiptare, teksa ekspolorojnë malësinë e vendit.

Më poshtë pjesë nga artikulli mbi Shqipërinë:

“Me disa prej peisazheve më origjinale në Evropë, tradita antike baritore që kanë ndryshuar shumë pak me jetën moderne dhe një emërtim që tërheq imagjinatën, Bjeshkët e Namuna të Shqipërisë shndërrojnë pushimet në një udhëtim në kohë.

Këto maja, që ndajnë kufijtë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, janë më të lehta për t’u eksploruar që prej vitit 2012, ku rruga, Majat e Ballkanit, u hap për të tërhequr më shumë kalimtarë.

Njohja me folklorin e maleve për të mësuar më shumë për kulturën e tyre të ruajtur mirë në fshatra të izoluar, është një prej elementëve më tërheqëse, ndërsa strehimi bëhet në shtëpi të vjetra prej guri ku mund të shijoni gatime tradicionale si gjellë me fasule, byrek me spinaq, mish qengji i pjekur, çaj me rigon, qumësht deleje, kafe turke apo raki kumbulle, sipas dëshirës”.

Image result for bjeshket e namuna

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).