Art & Kulturë

Mbreti i Swaziland i ndryshon emrin kombit të tij, ja se si quhet ai tani

Mswati III është mbreti i monarkisë absolute të Swazilandit, i vetmi komb afrikan që vazhdon të jetë një monarki absolute.

Ai ka njoftuar gjatë festimeve të Jubileut të Artë për 50 vjetorin e pavarësisë së Swazisë se do t’i ndryshojë emrin vendit, duke e quajtur atë Mbretëria Swatini.

Image result for swaziland

Ky vendim i Mbretit ka zemëruar shumë banorë të vendit, të cilët janë të mendimit që kreu i kombit duhet të fokusohet në ekonominë që po rritet me hapa të ngadaltë dhe jo tek këto detaje të vogla.

Ndryshimi i vendit vjen pas një kohe të gjatë që Mbreti Mswati III i referohet kombit me emrin Mbretëria Swatini. Ky ishte emri që Mbreti përdori kur ai iu drejtua Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në 2017 dhe në hapjen e parlamentit të vendit në vitin 2014.

Image result for swaziland

 Swaziland është një nga vendet anëtare të Komonuelthit, pasi më parë ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar. Kohët e fundit, njerëzit janë duke protestuar që vendi të kthehet në një demokraci.

Ndërkohë, Mbreti i Swazilandit, njihet për respektimin e traditave të veshjeve të kombit dhe për gratë e tij. Aktualisht, Mswati III ka 15 gra, ndërsa sipas biografëve zyrtarë, babai itij mori 125 gra gjatë sundimit të tij.

Image result for swaziland

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).