“Mbi gjihçka Dr.Flori”/ West Side Family vjen me koncertin e veçantë

Një poster bardhë e zi, ku bie në sy përemri “AI” në qendër të tij, shoqëruar me titujt e këngëve të grupit West Side Family dhe ato të Dr.Florit, na prezantoi me koncertin që djemtë, Landi dhe Miri do të mbajnë në nder të kujtimit të tij.

“Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant. Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë. Kam parë dhe po shoh, kam dëgjuar dhe po dëgjoj dhe nuk dua të rrekem të shkruaj bukur, por për mua ai është dhe do mbetet i pazëvendësueshëm,”, shkroi Landi Fornia në Instagram.

“Në mundtç të jesh i drejt
Kur mbi ty shkelmojn
Atëher je mirseardhur
Njeri në këtë botë
————————————
Eshtë një privilegj i madh për ne, të jemi pjesë e grupit me profesionistët më të mirë që ka Shqipëria, të cilët u mblodhën bashkë, për të nderuar figurën dhe trashgiminë e tij.
Këtë 5 mars, bashkë me artistët më të dashur të vendit, i bëjmë tributin e aq merituar Doktor Florit”, shkruan Connext Albania nw Facebook.