Art & Kulturë

Mbahet ekspozita e parë në skulpturë e artistëve të vegjël të Qendrës Kombëtare të Kulturës

Ditën e hënë dhe të martë (19-20 mars) do të mbahet ekspozita e artistëve të vegjël të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Me pjesëmarrjen e 11 fëmijëve të talentuar, të cilët për rreth 4 muaj kanë përgatitur punimet e tyre në disa zhanera si, skulpturë, pikturë dhe vizatim.

Kuratore e ekspozitës është Anisa Sala, specialiste në sektorin e Krijimtarisë artistike, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, e cila ka punuar me artistët e vegjël gjatë përgatitjes disa mujore të punimeve.

Ekspozita do të mbahet në orën 18:00 për dy ditë resht, të hënën dhe të martën në Qendrën Rinorë Ten në ‘Myslym Shyri’, Tiranë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).