Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (16-22 shtator 2017), do ti bashkohemi ditës përmbyllëse së aktiviteteve të kësaj jave me një marshim paqësor ndërgjegjësues për nxitjen e të lëvizurit në këmbë. Ky marshim synon të theksojë nevojën që kemi për trotuarë në disa zona të munguara të qytetit si dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore për këmbësorin, pa lënë jashtë vëmendjes vlerësimin pozitiv për zonat ku trotuari dhe sinjalistika janë të siguruara. Marshimi do shoqërohet me mesazhet të shkruajtura ndërgjegjësuese të përcjella nga ne.
Nëse dhe ti dëshiron të bëhesh pjesë e kësaj nisme dhe nxitje për ecjen në këmbë të mirëpresim ditën e premte, 22 shtator 2017, ora 10:00, te QATAR Center (Zogu i Zi, Tiranë).
Itinerari i ecjes në këmbë do të jetë sipas hartës në pamje.