Art & Kulturë

Mariana Abramoviç me ekspozitë në Beograd pas 44 vitesh

Marina Abramoviç, një ndër artistet më të mira serbe dhe e cila jeton e vepron prej shumë kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku edhe ka marrë famë.

Ajo ka lindur në Beograd ndërsa hera e saj e fundit në ekspozitë në këtë qytet ka qenë në vitin 1975.

Ekspozita “The Cleaner” do të hapet në Beograd në shtatorin e vitit 2019, ndërsa më pas do të udhëtojë edhe për në Stokholm, Kopenhagë, Oslo, Bonn, Torino dhe Firence,

Ekspozita do të përfshijë piktura, vizatime e instalacione të artistes edhe gjatë viteve kur ajo punonte në Beograd, rreth fillimit të viteve 70-të të shekullit të kaluar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).