Pas suksesit të turneut të saj të parë në Shqipëri, në nëntor të vitit 2016, në qytetin e Korçës dhe në Tiranë, Laurette De Paname rikthehet së bashku me miqtë e saj të Montmartre, për premierën e “Music Hall Show”.
Laurette de Paname ia del më së miri të përshkruajë historinë e parizienes, përmes portreteve të larmishme në ngjyra. Gjatë kësaj shfaqjeje, ju do të njiheni me jetën franceze dhe misteret e kabareve të Parisit.
Një Laurette që kryeson faqet e para të revistave, dykërcimtarë, një fizarmoniçist/këngëtar dhe 4 artistë, janë personazhet që do të performojnë për kënaqësinë e publikut shqiptar.
“Music Hall Show” do të shfaqet tek Teatri Kombëtar, të hënën 11 dhjetor, ora 20.00.