Art & Kulturë

“La vallee heureuse” nga regjisori shqiptar, ngjitet në Festivalin e Kanës

Filmi “La vallee heureuse” i regjisorit Fisnik Maxhuni, do të jetë pjesë e “Coup de Coeur” në Short Film Corner të Festivalit të Kanës.

Kompania filmike që ka prodhuar këtë film do të prezantojë në këtë festival prej datës 12 deri në 17 maj, projektet e veta filmike, duke përfshirë edhe filmin e Maxhunit.

Image result for Fisnik Maxhuni

Fisnik Maxhuni

Ky film trajton historinë e një djali të ri në Iranin verior, i cili i pajisur me një motoçikletë, fillon kërkimin e një guri mitik që do të sjellë lumturi në jetën e tij.

Kështu, ai udhëton rreth detit Kaspik, nëpër male dhe qytete të ndryshme, duke sjellë një aventurë të vërtetë. Në këtë film prej 17 minutash luajnë Ali Aryani dhe Armir Raieszadeh.

Maxhuni ka marrë pjesë edhe në Dokufest dhe në festivale të tjera të filmit nëpër Evropë, duke u bërë një prej regjisorëve më të mirë të gjeneratës së tij, që premton shumë për kreativitetin e lartë që ka shprehur në kinematografi.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).