Kur ka qenë hera e fundit që i ke thënë dikujt ‘Të dua’?
Kur ka qenë hera e parë që i ke thënë ‘Te dua’ vetes tënde?
Çdo ditë zgjohemi me idenë për të bërë dike të lumtur, prindërit, shokun, shoqen, të dashurin, të dashurën. Shpenzojme kohën për të gjetur nje motiv të buzeqeshjes së tyre. E shumicën e kohës, harrojmë veten. E lëmë lumturinë dhe buzeqeshjen tonë në dorën e atyre njerezve, për të cilet mund të jemi të rëndësishem.
Prandaj ky event, synon të trajtoje ndienjen më të fuqishme, dashurine, në një dimension tjetër, në dimensionin e dashurisë për veten. Do të ketë të ftuar special, njerëz që ndoshta ju i njihni, i keni parë ose minimalisht keni degjuar per ta. Te ftuarit do te ndajnë historinë e tyre, sesi kane mesuar te duan veten dhe se si kjo dashuri i ka ndihmuar të jetojnë me mire.
Po ti? Nese do te pyesnin te rendisje te gjithe njerezit qe do ne jete, sa kohe do te merrte te permendje veten?
Behu pjese e eventit dhe zbulo me shume per veten tende dhe se si mund ta besh me te lumtur ate 🙂
Përveç kësaj, diçka e re po vjen …
Biletat jane falas dhe i gjeni: http://bit.ly/TEDUA-Bileta