Art & Kulturë

Kuarteti Paganini vjen në Durrës për një performancë që nuk duhet humbur

Kuarteti Paganini u krijua në 1978 me iniciativën e Bruno Pignata,violinistit të njohur Italian,i cili koncertonte me “Guameri del Gesu”” violinën legjendare që i përkiste Paganinit,duke synuar prezantimin dhe publikimin e pjesës më të njohur të krijimeve për muzikë dhome të Paganinit, gjë që u bë në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Studimeve Paganiniane në Genova.

Me instrumentistët e hershëm të kuartetit, L. Lugli (më pas E. Braucher), P. Mosca (më pas R. Agosti) dhe Pino Briasco, luajtën së bashku në Itali dhe jashtë saj, (Salla Pleyel ne Paris, Carlo Felice në Genova dhe më pas në
Spanjë, United Kingdom, Russía…), duke rregjistruar seritë e plota të kuarteteve të Paganinit për “Dynamic Label.”


Rikrijimi i Kuartetit Paganini ndoqi këtë traditë të madhe të Mjeshtërve dhe në këtë format të ri koncertojnë në festivale prestixhioze në Itali (Paganini Festival ne Genova, Festival dei Saraceni, Sassello) dhe jashtë saj.


Pas mbarimit shkëlqyeshëm të studimeve në Itali,nën drejtimin e Bruno
Pignata dhe Vittorio Marchese, Stefano Cometto, fitoi bursë të plotë për të
vazhduar studimet Master në Universitetin Kombëtar të Muzikës në
Bukuresht, nën drejtimin e Florin Croitoru. Ka koncertuar si solist me Orkestrën Akademike të Universitetit dhe në koncerte recitale në Itali, Rumani dhe Hungari.Aktualisht është profesor i violinës në Montis Regalis Academy ,në Mondovi.



Giovanni Matteo Brasciolu është pjesë e Orkestrës Kombëtare Simfonike të RAI. Pas diplomimit shkëlqyeshëm në Konservatorin e Cuneo-s në violinë dhe violë,nën drejtimin e Bruno Pignata dhe Leopoldo Slaming,vazhdoi studimet në “Mozarteum -Salzburg me Peter Langgartner dhe në Akademinë”Stauffer’ në Cremona me Bruno Giuranna. Fitues i Cmimit të Parë në “Città di Vittorio Veneto ” në 2007 dhe themelues i Kuartetit “Lyskamm”


Michelangielo Mafucci, violonçelist në Orkestrën Simfonike Kombëtare të
Rai,i diplomuar shkëlqyeshëm studion me E. Bronzi, P. Demenga dhe mës në “Mozarteum” -Salzburg ,me G.Gnocchi,i të cilit ishte edhe asistent në masterklasa në Portogruaro.

Fitues i shumë konkurseve,ka koncertuar në festivale të ndryshme dhe ka
bashkëpunuar me orkestra të ndryshme si “Camerata Salzburg,” Orkestrën e Harqeve “De Sono “, Orkestrën Simfonike të Siçilisë.

Kuarteti Paganini do të performojë për publikun shqiptar më datë 1 Korrik në Muzeun Arkeologjik, Durrës.

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).