Në Suedi ndodhet një hotel super luksoz lundrues me një formë shumë të çuditshme në mes të lumit të ngrirë.
“Arctic Bath”, i rrethuar nga uji i ngrirë është një magji e vërtetë, ku çdokush do të preferonte të kalonte disa ditë.
Në mes të kësaj ndërtese lundruese është një banjë gjigande me akull, e krijuar pikërisht për njerëzit që duan të guxojnë me të ftohtin.
Pjesa tjetër e ndërtesës është e përbërë nga sauna dhe banjo.
12 dhomat e hotelit janë të vendosura rreth bregut të lumit, ku përmes dritareve të xhamit, mundësohet një pamje shumë relaksuese.
Vendi është krijuar nga arkitektët Bertil Harström dhe Johan Kauppi.