Dyzet vajza nga Liceu Artistik “Jordan Misja” kanë performuar në “Takimin Ndërkombëtar të Koreve” në Berlin duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thotë se vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkombëtarë.
Grupi shqiptar është bërë pjesë gjithashtu e një sërë aktiviteteve të tjera të përbashkëta si workshop-et, provat, vizitat pranë familjeve gjermane, ato turistike, kulturore etj.