Koncerti me titull “Misa Criolla” do të vijë si premierë me veprën korale me të njëjtin emërtim nga kompozitori argjentinas Ariel Ramirez. Kjo vepër angazhon një numër të madh muzikantësh të rinj profesionistë, veçanërisht këngëtarë, studentë të Universitetit të Arteve. Rrugëtimi muzikor i kësaj mbrëmje sjell më pas kompozitorët Mozart (koncert në La maxhor për violinë) dhe Dvorak (Serenatë për harqe në Mi maxhor) në interpretimin e muzikantëve të Orkestrës Shqiptare të dhomës. Soliste të ftuara Maria Prifti (soprano) dhe Laura Llozi (violinë). Kori i Universitetit të Arteve do të përgatitet nga Dirigjentja e mirënjohur Artiste e Merituar Suzana Turku. I ftuar special i kësaj mbrëmje do të jetë Dirigjenti i mirënjohur argjentino-zviceran me reputacion ndërkombëtar Z. Facundo Agudin.
Informacione të tjera:
Tek Qendra Kulturore tek Katedralja Ngjallja e Krishtit. Nesër në orën 19:00.