Art & Kulturë

Koncert “Karajfilat e Shkodrës”

Muzika shkodrane zbret në Amfiteatrin e Tiranës.

Legjendat e muzikës qytetare Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali vijnë së bashku me artisët e rinj të qytetit për të sjellë një mbrëmje të paharrueshme për publikun artëdashës. Nën koreografinë e Aldo Nikës dhe Drejtimin artistik të Andi Unazës, do të interpretojnë dhe orkestra e grupi i valleve të qytetit së bashku me grupin “Karajfilat e Shkodrës”.

Zërat e mëdhenj të Shkodrës vijnë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës më 23 Gusht si një bashkëpunim mes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, shoqatës kulturore Buna, Birra Peja, Radio Televizionit Shqiptar, Hako dhe Geraldina Sposës.

Biletat i gjeni:
Pranë Teatrit Metropol nga ora 9:00-13:00 dhe 18:00-20:00

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).