Qytetarët e Patosit kanë festuar 70-vjetorin e qytetit, në sheshin “Lipe Nashi” nën ritmet e muzikës me artistë të njohur të skenës shqiptare.
Në këtë koncert sollën këngë nga repertori i tyre këngëtarët Klajdi Haruni, Bruno, Anxhela Peristeri, Erik Lloshi, DJ Mir Vathi dhe këngëtarët e mirënjohur popullor Altin Myftari dhe Altin Malo.
“Festivali Ndërkombëtar i StreetArt, i cili e transformoi Patosin në vigjilje të 70-vjetorit drejt një qyteti ekologjik, u kurorëzuar me këtë koncert madhështor. Faleminderit që e keni mbushur këtë shesh plot! Gëzuar 70-vjetorin e krijimit të qytetit “, u shpreh Kryebashkiakja Rajmonda Balilaj, në fjalën e saj para qytetarëve të entuziazmuar për këtë format kaq të bukur kulturor.