Së shpejti pritet të ndërtohet Kompleksi Memorial “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999″, shumë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Autori i këtij kompleksi, Rrezeart Galica ka thënë se faza e krijimit të këtij kompleksi, obeliskut dhe muzeut ka qenë shumë e dhimbshme dhe emocionale për të.
“1370 fëmijë po i bëjmë me adresë dhe adresë kjo, që secili që do të parakalojë do ta ketë të pamundur që të mos pyesi, që të mos ndalet, që ta kapërcejë si diçka të parëndësishme. Përjetimi i secilit prej nesh para këtij monumenti që shpresojmë ta bëjmë realitet këtë vit është vërtet emocional deri në kulm por që asnjëherë më nuk do t’i harrojmë këta fëmijë të Kosovës që ishin kurban të luftës dhe mëvetësisë së saj”, ka shkruar Galica.