Komedia “Tartufi” u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar. Regjisori Kushtrim Bekteshi sëbashku me trupën e Shkodrës ftuan publikun të reflektojnë me anë të kësaj shfaqje mbi tartufërinë shoqërore.
Drejtoresha e teatrit njëkohësisht dhe aktore në shfaqje Rita Gjeka tha se Tartufi i ka shpallur luftë tallavasë teatrore. Pas suksesit në skenën e teatër “Migjenit” të Shkodrës kjo vepër e Molierit do të jetë dhe sonte në skenën e Teatrit Kombëtar. Në këtë komedi me regji të Kushtrim Bekteshi e kostume nga Samka Ferri janë aktorët Besfort Berberi, Pjerin Vlashi, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Simon Shkreli, Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Kristina Dodaj dhe Enver Hyseni.
Komedia është mbështetur në tekstin origjinal të komedisë “Tartufi” të Molieri e shkruar në vitin 1664. Pjesa ka pësuar adaptime dhe rishkrime të lehta.